Biblioteca Sala Borsa

lingue e culture

Mirësevini

Në Bibliotekën Sala Borsa të gjitha shërbimet janë falas. Mund të konsultosh dhe të marrësh hua libra në gjuhë të ndryshme, video, dvd, cd muzikorë, edhe për fëmijë e të rinj. Mund të lexosh gazeta dhe revista ndërkombëtare, të lundrosh në Internet, t'iu kërkosh ndihmë bibliotekarëve për të marrë informacione mbi shërbimet ndaj qytetarëve, mbi studimin, punën dhe kohën e lirë. Ke në dispozicion libra dhe cd-rom për të mësuar italishten si edhe gjuhë të tjera.
Biblioteka organizon vizita ilustruese në gjuhën tënde amtare: për të marrë informacione shkruaji
visiteguidatesalaborsa@comune.bologna.it

Bibliotekarët janë në dispozicion për të të ndihmuar. Në se ke pyetje dhe kuriozitet mos hezito të pyesësh.

top

Libra, Filma dhe muzikë

Në bibliotekë nuk ka vetëm libra në italisht. Mund të gjesh libra në anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht si edhe në:

Në sektorin fëmijë të bibliotekës gjen libra të ilustruar dhe romane, edhe në dy gjuhë, gjithësej në 48 gjuhë të ndryshme.
Në bibliotekë mund të gjesh edhe compakt disqe me muzikë italiane, të huaj, xhez, klasike dhe me muzikë etnike.
Gjithashtu mund të gjesh shumë filma (vhs dhe dvd) në italisht, por edhe në anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht si edhe në gjuhët amtare të një pjese të mirë të grupeve të të huajve të pranishëm në Bolonja.
Cd-të dhe videot, sikundër librat, mund të merren hua ose mund të konsultohen në bibliotekë.

top

Gazeta dhe revista

Në bibliotekë mund të lexosh, edhe në se nuk je i regjistruar, gazetat italiane, franceze, angleze, spanjolle, gjermane si edhe Abante, gazetë filipine, al Ahram international, në arabisht, le Matin du Sahara e du Maghreb, në frëngjisht. Gjithashtu vihet në dispozicion çdo ditë gazeta e shtypur nga Interneti in bengali Prothom Alo.

Biblioteka është e abonuar në revista të shumta ndërkombëtare, midis të cliave e përjavshmja ruse Argumenty i fakty, si edhe në disa revista që iu drejtohen emigrantëve që banojnë në Itali, të botuara në gjuhën amtare të të huajve të cilëve iu drejtohen: Bota shqiptare (që botohet dy herë në javë në shqip), Gazeta Romaneasca (në rumanisht), Nasz Swiat (në polonisht), Ukrains'ka gazeta (në ukrahinisht).

top

Si të gjesh atë çka të intereson në katalog?

Duke përdorur katalogun mund të kërkosh materialin që biblioteka ka në dispozicion në gjuhë të ndryshme.

top

Internet

Të regjistruarit në bibliotekë mund të përdorin falas kompjuterat për të lundruar në Internet, për të marrë e dërguar mesazhe nga posta elektronike, për të përdorur programe shkrimi dhe llogaritjeje. Me kompjuterat e bibliotekës mund të konsultosh sitet web të gjithë botës, të shkruash mesazhe nga posta elektronike dhe tekste në arabisht, kinezçe, rusisht si edhe në gjuhë të tjera me alfabet jo latin.

Të gjithë kompjuterat janë gjithashtu të pajisur me kufie, për të dëgjuar muzikë dhe news-e nga sitet web të mbarë botës.

top

Mësimi i gjuhëve në Bibliotekën Sala Borsa

Mund të marrësh hua fjalorë, manuale, gramatika për mësimin dhe thellimin e gjuhëve të huaja. Më poshtë mund të gjesh një listë me libra, dvd dhe cdrom, të grupuara sipas gjuhëve, të përpiluar nga bibliotekarët.

top

Revista, radio, tv online

Po ju paraqisim disa link-e për të perdorur disa site web radiosh, revistash, televizionesh të vendit tuaj.

top

Shërbimet për të huaj në Bolonja

top

Dëshiron të na ndihmosh?

Për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet tona që i drejtohen shtetasve të huaj, na nevojitet ndihma juaj! Dëshiron të bashkëpunosh me ne si vullnetar/e?
Mund të na ndihmosh për përkthimet, për realizimin e vizitave ilustruese në bibliotekë dhe për promovimin e shërbimeve tona midis qytetarëve që flasin gjuhën tënde.

Do të jesh i mirëpritur!

Për informacione shkruaji bibliotecasalaborsa@comune.bologna.it

top

Materiali in download:

› dëshiron të shkruash në arabisht, kinezçe, rusisht…